Korçë, motoçikleta përplaset me karrocën, vdes 69-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Bilisht.
Një motoçikletë është përplasur me një karrocë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i kësaj të fundit.
Viktima është Myrteza Bylykbashi 69 vjeç, banues në fshatin Vranisht të Devollit i cili ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Korçës si pasojë e plagëve të marra.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.