E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Do kthejmë besimin te drejtësia

Deklarata

Gjyqësori vazhdon të jetë institucioni më pak i besueshëm për publikun, për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, tha dje për “Top Channel” se do të zbatohet një strategji për të kthyer besimin te drejtësia. Sipas Nishanit, gjykatësit që nuk kanë integritetin e duhur moral nuk duhet të ngarkohen me çështje të rëndësishme. “Brenda sistemit gjyqësor ka gjyqtarë dhe prokurorë që kanë integritet të lartë profesional. Dhënia e mbështetjes këtij kontingjenti, unë besoj se do të fi llojë të bëjë dallimin vetë brenda sistemit”, ka pohuar Nishani. Ministri ka folur edhe për gjykatën administrative, duke nënvizuar se ajo do të jetë një mundësi më shumë për qytetarët që të verifi kojnë në mënyrë elektronike pretendimet e tij. “çdo qytetar që mund të ketë pretendime për shkelje, mund ta krahasojë pretendimin e tij me sistemin”, ka shtuar Nishani.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›