E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Do më pëlqente të merrja edhe votat e opozitës. Zgjedhja ime president, një surprizë e bukur

Share

Presidenti i zgjedhur Bujar Nishani ka deklaruar se edhe pse nuk ka marrë votat e opozitës në Parlament ai do të bashkëpunojë me të. Në një prononcim për mediat pasi është përshëndetur me stafin e Ministrisë së Brendshme, Nishani ka theksuar se respekton sovranitetin e opozitës

Do më pëlqente të merrja edhe votën e opozitës por ajo e ka ushtruar të drejtën e sovranitetit të saj. Ajo që është e rëndësishme në fakt është se e respektoj makimalisht dhe unë i ofroj mbështetjen time ashtu si edhe të gjithë institucioneve të tjera në Shqipëri theksoi Nishani.

I pyetur se do të ketë ndonjë takim zyrtar ne kreun e PS-së, Nishani iu përgjigj:

“Nuk ka nevojë për proceduara të tilla. PS-ja është forca politike e dytë më e madhe në vend dhe ajo do të jetë në parlament ditën kur do të betohem dhe më pas kontaktet e tjera do të jenë normale .

I pyetur nëse ka marrë urime nga deputetë të opozitës pas votimit në Parlament, Nishani iu përgjigj: Kam marrë dhe jo pak”.
Ndërsa ka vlerësuar të gjithë kandidatët për postin e kreut të ri të shtetit, Nishani e ka cilësuar zgjedhjen e tij si një surprizë të bukur.

“Adresoj të gjitha konsiderat për të gjithë kandidatët që u përfshinë në procesin e garës përsa i përket surprizave, si  çdo surprizë, kjo natyrisht ishte shumë e bukur për mua. Shkuam për të votuar Hoxhën më pas mu komunikua vendimi i mazhorancës që unë e mirëprita ka shtuar Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›