E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ri, Fyle: Vështirë ta quajmë pozitive

Komisioni Europian reagoi nëpërmjet një konference për shtyp, ne lidhje me procesin e zgjedhjes se presidentit të ri të Shqipërisë. Nga Brukseli, zëdhënësi i komisionerit për zgjerim Stafan Fyle, Peter Stano, tha se BE-ja është duke ndjekur me vëmendje situatën në Shqipëri. "Mund të them se kemi mbajtur shënime dhe gjithashtu po ndjekim me vëmendje të gjithë situatën politike në Shqipëri” shtoi ai.
 

Përsa i përket persektivës europiane të Shqipërise dhe çështjes së statusit të vendit kandidat në BE, Stano tha se në këtë moment është e vështirë të shohësh sinjale apo moment positive. ' Unë thashë se kemi mbajtur shënime dhe po ndjekim situatën shumë pranë. Megjithatë vlerësimi do të jepet në vjeshtë, në tetor, por në këtë pikë është vështirë të shohësh zhvillime positive në mënyrë që vendi, që lideret politike dhe qytetaret të ecin para drejt integrimit europian” shtoi ai

Peter Stano nuk preferoi të komentonte deklaratën e Eduart Kukan, i cili vizitoi vendin tonë pak kohë më parë, deklaratë sipas së cilës thuhej se procesi ishte një shans i humbur. Ai tha se deklarata është shumë e qarte dhe nuk ka nevojë të komentohet. “Mendoj se komisioni e ka thënë në mënyrë shumë të qartë se çfarë priste nga Shqipëria, duke iu referuar në veçanti plotësimit dhe përmbushje se 12 prioriteteve të Bashkimit Europian” shtoi ai.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›