E Diel, 1 Nëntor 2026

U zhvillua sot ceremonia e dhënies së gradës “Inspektor” punonjësve të rinj të patrullës së përgjithshme policore

Plot, 58 djem dhe vajza të reja u përfshinë sot zyrtarisht në radhët e Policisë së Shtetit, duke marrë gradën e "inspektorit", në një ceremoni të organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Pjesmarrës në këtë ceremoni, ishin Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prenci, përfaqësues nga minsionet e huaja të asistencës së Policisë Shqiptare etj, të cilët përshëndetën efektivët e rinj të Policisë së Shtetit duke i uruar suksese në detyrë dhe misionin e tyre në shërbim të komunitetit. Gjatë ceremonisë, ministri Nishani shpërndahu çertifikatat për punonjësit e rinj të policisë së Shtetit, të cilët do të angazhohen në Partullën e Përgjithshme, strukturë kjo, e ngritur gati dy vjet më parë sipas modeleve bashkohore perendimore në funksion të strategjisë për policimin në komunitet. Patrulla e Përgjithshme, operon në Tiranë, në kuadër të një projekti pilot të Policisë së Shtetit dhe ka shënuar rezultate të kënaqëshme në fushën e rendit publik duke rritur besimin e publikut ndaj Policisë së Shtetit. Grupi i djemëve dhe vajzave të reja të emëruar sot në Patrullën e Përgjithshme, përbën brezin e dytë të punonjësve të policisë që angazhohen në këtë strukturë dhe janë të mirëshkolluar dhe trajnuar, ndërsa kanë përfunduar edhe shërbimin e povës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›