Maskat tentojne grabitjen e argjendarise
Dy persona ende te paidentifikuar kane tentuar grabitjen e nje argjendarie ne kryeqytet nderkohe qe policia ka nisur hetimet per identifikimin dhe kapjen e tyre. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme ne Rrugen e Durresit ne kryeqytet kur dy persona njeri prej tyre i maskuar kane hyre ne nje dyqan bizhuterish dhe nen kercenimin e armes kane kercenuar shitesen e dyqanit. Te dhena te para te policise per kete ngjarje kane bere te ditur se pas marrjes se njoftimit kane mberritur menjehere ne vendngjarje duke filluar dhe hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autoreve te saj. Fillimisht agjentet e policise kane marre deshmine e punonjeses se dyqanit e cila mesohet te kete thene se njeri prej peronave ka qene i maskuar ndersa tjetri me arme. Deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme nuk eshte bere e ditur sasia e bizhuterive qe dy autoret kane mundur te marrin nga dyqani apo ndonje send tjeter me vlere. Per kete ngjarje burime nga policia pohuan se po punohet intensivisht per identifikimin dhe kapjen e autoreve.