E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet mashtruesi i apartamenteve ne Shkoder

Prej me se tre vjetesh i kerkuar nga policia Astrit Veraj 58-vjecari nga Shkodra qe mashtronte duke shitur te njejtin apartament dy here ka rene ne duart e agjenteve te policise greke. Lajmi eshte bere i ditur dje nga burime zyrtare te Policise se Shtetit sipas te cilave nga Interpol Tirana ne bashkepunim me Interpol Athinen u arrestua me qellim ekstradimi drejt vendit tone Astrit Veraj 58 vjec lindur ne Shkoder. Sipas policise Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr. 250 me date 10 tetor te vitit 2008 e ka denuar shtetasin e mesiperm me 3 vjet burg per kryerjen e vepres penale te Mashtrimit. Veraj akuzohet se ne bashkepunim me bashkeshorten e tij kane mashtruar dy shtetas duke u shitur atyre dy here te njejtin apartament. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me Interpol Athinen ne Greqi ne 21 janar u be i mundur arrestimi me qellim ekstradimi drejt vendit tone i te kerkuarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›