Rama: Dialog jo, protesta ne gjithe Shqiperine, po
Protesta e radhes e opozites eshte ndalur dje ne Shkoder dhe Lezhe. Edhe nga keto dy qytete, kreu i socialisteve i ka kerkuar qeverise te hape kutite e votimit. Nen moton "Hap kutite ose largohu", Rama eshte shprehur i bindur per vazhdimin e protestave, pasi rruga e vetme per daljen nga kriza dhe per largimin e Sali Berishes jane protestat ne cdo qytet te Shqiperise, sic u shpreh ai. "Nuk ka kthim ne Parlament pa transparencen e 28 qershorit, miqte e mi. Sali Berisha e ka humbur te drejten per Shqiperine jo vetem sepse ka grabitur votat, por edhe sepse ka genjyer vazhdimisht. Nga Lezha dhe nga Shkodra po ju themi se mbi genjeshtra qe cdo dite i kushtojne Shqiperise, po ngrihet nje borxh qe po behet i paperballueshem, nuk e ka fajin opozita per kete krize, keto jane zullumet e njeriut qe grabiti zgjedhjet", deklaroi Berisha. Sipas tij protestat behen ne emer te gjithe shqiptareve te pakenaqur, qe jo vetem jane te fundit ne rajon por edhe nuk kane mundesi te festojne festat e fundvitit, pasi Berisha nuk i ka dhene as rrogen e fundvitit. "Nje tjeter popull fqinj feston heqjen e vizave, feston bashkimin e qytetareve te vet me Bashkimin Evropian. Malazezet serbet dhe maqedonasit, sot festojne ndersa ne protestojme, kjo ka te beje me kete qeveri, ka te beje me kete kryeminister pinok, qe vetem genjen dhe qe sot i ka lene shqiptaret te fundit ne BE", u shpreh Rama. Ne fjalen e tij Rama shqiptaret kane te drejte te gezojne. "Ne kutite e mbyllura qendron politika e re per shendetesine, per biznesin qe po rrenohet nga dita ne dite, se Shqiperia nuk mund te rrije e varur ne genjeshtrat e pinokut, i perseris hap kutite ose largohu, se kete krize e solle t'i dhe nuk mund ta vuaje nje popull i tere", deklaroi kreu i socialisteve. Duke e vene theksin ne rritjen e cmimit te energjise elektrike, veshtiresite ekonomike, me te cilat do te perballen qytetaret dhe bizneset gjate vitit qe po troket, Rama ritheksoi vendosmerine e opozites per te cuar deri ne fund betejen per hapjen e kutive te votimit, ku sipas tij fshihet vendimi i shqiptareve, per t'u qeverisur nga nje politike qe hallin qe nuk e zgjidh, e qan me sinqeritet. "Me siguri biznesmenet e vegjel nuk e kane marre vesh akoma se cmimi i energjise nuk eshte rritur 13 por 22%. Shqiperia e ka te pamundur te festoje, kjo Shqiperi po perballet me mosmarrjen e rroges ne vigjiljen e vitit te ri. 540 mije pensionisteve i'u mor vota ndersa 46 mije invalide u harruan nga qeveria. Hap kutite ose largohu pinok, sepse ne ato kuti fshihet vendimi i shqiptareve, per nje politike te re" theksoi kreu i opozites. Sipas kryesocialistit, Berisha ka humbur te drejten per te qeverisur jo vetem per vjedhjen e votave, por dhe per mohimin e te drejtes se popullit, per te pare voten e tyre. "Sali Berisha ka humbur te drejten per te qeverisur, sepse ka ndaluar hapjen e kutive te votimit, ku mban peng te ardhmen e shqiptareve. E drejta per te votuar lirisht e per te pare voten, eshte e drejte themelore, te cilen do ta kerkojme me force ne cdo shesh, ne cdo qytet, deri ne lirine e vertete te zgjedhjeve, deri ne largimin e Sali Berishes", tha Rama.