E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si flasim publikisht

Ajo qe mungon ne Kosove eshte kultura e komunikimit dhe gjuha debatuese. Tek kjo kulture vlen te theksohet edhe nje aspekt psikologjik: Kjo kulture po prodhon nje shoqeri te semure me nje patologji te rende kolektive qe shfaqet ne marredheniet tona ndernjerezore. Ne shoqerite si Kosova ne menyre inkoshiente u japim individeve rolet qe ata luajne. Prandaj, edhe ne menyre inkoshiente, grupi i semure na urdheron dhe detyron te durojme.

Per shume vjet ne Kosove, e sidomos pas luftes u muros nje diskurs ndjekes, policor, vrases me te cilin oponenti se pari ekzekutohej verbalisht, e pastaj edhe praktikisht.

Nuk duhet dhene ngjashmeri me situaten e tanishme ne Kosove, sepse reformat jane te medha sa behen te pakrahasueshme keto dy kohera: te pasluftes e te tanishmes. Mirepo, nese i behet nje analize gjuhes qe sot perdoret ne media dhe ne OJQ, konstatohet menjehere se nje reforme ka mbetur pa u bere ne Kosove. Ajo e kultures se komunikimit - pra reforma e gjuhes publike. Po e ndoqet dhe analizuat gjuhen e politikaneve, gjuhen e dokumentareve televizive qe merren me luften dhe te kaluaren e Kosoves, gjuhen e lidereve partiake, gjuhen e komentatoreve, gjuhen e gazetave e te gazetareve, gjuhen e OJQ-isteve, vertetohet me keqardhje po ai diskurs denigrues e percmues, diskursi qe kualifikon e ndjek eshte funksional.

Shtrohet pyetja a mund te kete demokraci dhe sistem te ri vlerash me kete gjuhe. Eshte e deshmuar se demokraci te re dhe model te ri vlerash e me gjuhe e diskurs te vjeter nuk behet. Sepse me kualifikimet e percarta dhe kuturu nuk behet demokracia as perspektiva demokratike dhe funksionale, por ndertohet rruga per rrenimin e saj.

Kjo gjuhe eshte primitive, sepse njerezit qe perfaqesojne ate jane te tille. Kjo gjuhe perdoret shpeshhere pa kritere seleksionuese dhe e fabrikuar thjeshte. Mungon gjuha e argumenteve qe jemi mesuar ta degjojme ne perendim dhe natyrisht eshte mveshur me transparence.

Reforma e pabere e gjuhes ne shoqerine kosovare eshte shume shqetesuese, sepse rruga qe ka marre demokracia ne Kosove ka rrezik te perfundoje ne kaos pikerisht per shkak te gjuhes qe perdoret! Por nuk eshte vetem ky argument per ate qe po ndodh ne Kosove.

Te shumta jane arsyet qe e shpjegojne kete fenomen.

Fenomeni i gjuhes primitive e ben Kosoven nje vend te lene, te banuar me njerez te paafte per te ndryshuar. Ai qe merr vendimin qe t'iu tregoje rrugen e reformes gjuhesore do te hyje ne sevap.

Po rrugen dhe sevapin duhet treguar atyre qe duan ta kuptojne duke e lene anash ata qe jane te papermiresueshem. Duke lene anash ata qe konspiracionin e kane bere pjese te jetes se tyre. I shnderruar ne mentalitet.

Pse po ndodh kjo?

Nuk duhet te jesh shume i ditur e ta parashikosh fundin e kesaj situate. Natyrisht, si shumecka tjeter ne Kosove, epilogu i kesaj drame me revolucionaritet gjuhesor, vandalizma, korrupsion dhe kriminalitet bashke, per shumeke, eshte i paparashikueshem por, jo edhe i papritur.

Te shumta jane opinionet qe shpjegojne ose mjegullojne mosmarrjen e masave parandaluese me kohe.

Thene te drejten kosovaret nuk e din as vete se si do te realizohet reformimi i mentalitetit dhe gjuhes publike. Besojne ne magjine e demokracise, te sistemit evropian dhe vlerave apo ne vazhdimin e jetes se pashije pa dashur qe asnjehere ta aplikojne dhe shijojne.

Deri kur, behet pyetja. Per mendimin tim, gjithnje gjersa gjuha qe po perdoret te mos kthehet marre ne tavolinat e kosovareve me rezon politik dhe kulturor, sepse vetem atehere do te behemi koshient se Kosova duhet ta kete nje koncept komunikimi qe nuk le vend per gjuhe te paperdorur dhe primitive. Kosova duhet te hyje ne sistemin evropian, por jo me kete gjuhe dhe jo me kete mentalitet politik.

Ka edhe nje arsye tjeter pse ne durojme: edhe sot si dhjete vjet me pare, opinioni i gjere kane bindjen se gjerat ndryshojne po te duan ose jo nderkombetaret.

Si perfundim, desha te them se po qe se nuk kuptojme se qe te ndryshojme duhet qe gjithkushi prej nesh te beje revolucionin kulturor ne mendjen e tij kunder kultures mafioze, ne do te vazhdojme te durojme grup pas grupi gangsteresh qe i ngjajne aq shume hienave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›