E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhers: Demokracia provohet ne gjykata, rezistence presionit

Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhon Uidhers tha prere dje se raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit (DASH) per Shqiperine, eshte nje dokument i peshuar mire, i shqyrtuar dhe modifikuar me kujdes. Si per te bere nje "pergenjeshtrim" ndaj kritikave, se raporti per te drejtat e njeriut ne Shqiperi, permban te dhena te vjetra jo koherente, Uidhers u shpreh dje se ajo c'ka permban raporti, eshte bindja e palekundur amerikane, qe shoqeria duhet te bazohet mbi sundimin e ligjit. "Nese e lexoni ate dokument, i cili permban raporte mbi situaten e te drejtave te njeriut te praktikisht cdo vendi, mendoj do te shihni nje gje qe bie ne sy me shume se sa cdo gje tjeter, qe shoqeria te bazohet mbi sundimin e ligjit. Pikepamja e Departamentit te Shtetit eshte qe aty duhet vene theksi ne Shqiperi ne menyre qe demokracia te jape plotesisht frytet. Eshte nje deklarate shume e qarte, eshte nje deklarate shume e forte, dhe ju nxis te gjitheve qe nuk keni pasur mundesine, qe ta lexoni me kujdes", u shpreh Uidhers. I ftuar ne takimin e KLD me kryegjyqtaret e rretheve, ai theksoi se nuk ka asgje me te rendesishme, se sa roli qe luan gjyqesori ne nje demokraci. Sipas ambasadorit te SHBA, nuk ka asgje me te rendesishme se sa ndarja e pushteteve midis dhe ndermjet degeve te ndryshme te qeverisjes, si dhe pavaresia e gjyqesorit. "Me lejoni te jem i qarte mbi c'mendoj une se nenkupton pavaresia e gjyqesorit. Eshte pavaresia per te vendosur, duke u bazuar vetem mbi ligjin dhe faktet, te lire nga presione politike dhe personale. Shqiperia duhet t'i perkushtohet mbrojtjes se pavaresise se gjyqesorit per te siguruar perparimin e saj demokratik", theksoi ambasadori, duke permendur se cfaredo kanosje ndaj kesaj pavaresie, eshte nje hap i qarte prapa per Shqiperine. Per te "demokracia provohet ne gjykata. Deshmoni kuraje, per t'i rezistuar presionit. Korrigjoni sistemin pa nderhyrjen e forcave politike, pa sherre". Uidhers shprehu gatishmerine e tij dhe qeverise se SHBA, per te mbeshtetur fort pavaresine e sistemit gjyqesor dhe ruajtjen e saj. Ai permendi dhe faktin se KLD, ka nje pergjegjesi te madhe ne kete ceshtje, per te emeruar gjyqtare ne menyre te drejte dhe te ndershme. E se bashku me ta, sipas Uidhers, te sigurohet qe sistemi gjyqesor te mbahet i paster prej gjyqtareve te pandershem, te korruptuar apo jo etike. "Trajtimi i njejte i te gjitheve, eshte pikerisht esenca e demokracise dhe gjykatat tuaja te drejtesise, jane terreni i proves per gjendjen e demokracise shqiptare", vijoi Uidhers.

25 Shkurt Departamenti Amerikan i Shtetit beri publik nje raport per Shqiperine, ku theksonte ngercin e procesit te kthimit te pronave dhe korrupsionin ne nivele te larta te zyrtareve, si probleme serioze.

2 Raporte Jane beri publike brenda pak diteve per situaten ne Shqiperi, nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nje i cili fliste per te drejtat e njeriut dhe situaten politike ne vend dhe raporti i dyte, per trafiqet e korrupsionin.

Thirrja

Ambasadori i SHBA, Xhon Uidhers, beri thirrje dje per me shume kuraje ne radhet e gjyqtareve, per te permbushur detyren e tyre. Ai kerkoi me shume kuraje dhe per t'u bere balle presioneve e vendimeve te veshtira.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›