E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Licencuam 65 përmbarues privatë



TIRANE – Formalizohet Përmbarimi privat. Ministria e Drejtësisë diplomon 65 juristët e parë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, në një prononcim për “Top-Channel”. Sipas ministrit, 65 juristët i janë nënshtruar një testi kualifikues të shpallur prej javësh nga Ministria e Drejtësisë, për të konkurruar për marrjen e licencës së përmbaruesit privat. Pas miratimit të ligjit në dhjetor të vitit të kaluar, sipas ministrit Nishani, janë kaluar të gjitha procedurat dhe në qershor pritet ngritja e kësaj strukture të pavarur, që do të ketë dhomën e vet të përfaqësimit, sikurse avokatët dhomën e avokatisë. Më tej ministri pohoi se përmbarimi privat ka të gjitha atributet e atij shtetëror, me përjashtim të çështjeve familjare. Sipas tij, janë disa çështje që do t’i mbeten ekskluzivisht përmbarimit shtetëror, si e drejta familjare dhe ajo e të miturve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›