Emblema e Prizrenit nuk ka arsye të ndryshojë
Nexhmedin Spahiu
Ankesa e disa përfaqësuesve turq dhe boshnjakë, si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, burojnë nga një keqkuptim themeltar. Amblemat nuk përfaqësojnë komunat, por qytetet. është tjetër gjë se vendimin politik se çfarë do të jetë emblema e një qyteti e merr një organ politik e që në këtë rast është asambleja komunale. Edhe Parlamenti i Kosovës vendos për Bordin Drejtues të RTK, por RTK nuk është televizion i Parlamentit të Kosovës, por televizion i Kosovës. Janë tjetër gjë vulat, ku përveç amblemës së qytetit janë edhe mbishkrimet në gjuhët zyrtare të asaj komuneje.
Në amblema të qyteteve, zakonisht nuk ka fare mbishkrime. Ato amblema të qyteteve që përmbajnë mbishkrime, zakonisht kanë emrin e qytetit dhe/ose vitin e themelimit të tij apo ndonjë datë të rëndësishme në historinë e atij qyteti. Amblema e Prizrenit ka shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, emrin e qytetit si dhe vitin 1878.
Nëse komuniteti turk e boshnjak nuk kanë asgjë kundër simbolit të shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, atëherë edhe për ta amblema duhet të jetë OK. Fjala Prizren dhe numrat 1878 shkruhen në të tri këto gjuhët njësoj.
I vetmi komunitet që do të mund të nxjerrë probleme në këtë drejtim është komuniteti serb i Prizrenit, pasi në shkrimin cirilik fjala Prizren do të shkruhej ndryshe. Por me Kushtetutën e Kosovës nuk është thënë se shkrimi zyrtar në Kosovë është shkrimi cirilik. Serbët përdorin të dy alfabetet: edhe atë latin edhe atë cirilik dhe në Kushtetutën e Kosovës nuk është precizuar se në cilin alfabet duhet të jenë mbishkrimet në gjuhën serbe. Sëkëndejmi, as komuniteti serb nuk ka të drejtë të ankohet në këtë drejtim, sepse Prizren 1878 shkruhet njësoj edhe në serbisht në alfabetin latin.
Sa i përket Kushtetutës së Kosovës, e cila është hartuar mbi bazën e Planit gjithëpërfshirës të Ahtisaarit, atëherë duhet të konsiderojmë dy aspekte: germën dhe frymën e saj. Në të dyja këto aspekte, amblema e Prizrenit nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.
Neni 1.7 i Planit gjithëpërfshirës të Ahtisaarit thotë se “Kosova duhet t’i ketë simbolet e veta kombëtare, përfshirë këtu flamurin, stemën dhe hymnin, të cilat duhet të kenë karakter multietnik”. Shtrohet pyetja se çfarë do të thotë karakteri multietnik?
Karakteri multietnik do të thotë që të jetë i pranueshëm nga të gjitha apo nga shumica e komuniteteve etnike. Dikush e pat keqkuptuar se këto simbole duhet të jenë kombinim i simboleve të të gjitha etnive! Por etnitë nuk kanë flamuj, as stema, as hymne. Flamurët, stemat dhe hymnet janë simbole të kombeve dhe jo të etnive. Prandaj karakteri multietnik nënkupton pranueshmërinë e simboleve në fjalë nga komunitetet e ndryshme etnike.
Duke keqinterpretuar nenin 1.7 të pakos së Ahtisarit u eliminua propozim-flamuri i Ibrahim Rugovës dhe himni “Kur ra kushtrimi në Kosovë”. Ky keqinterpretim iu bë vetëm për shkak të inateve politike me presidentin e ndjerë. Por tani çfarë inati kanë me amblemën e Prizrenit? Nëse për të është votuar nga përfaqësues të të gjitha komuniteteve në Prizren, atëherë kjo amblemë përfaqëson frymën e Kushtetutës së Kosovës, përkatësisht frymën e Planit gjithëpërfshirës të Ahtisaarit.
Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është tërësisht i gabuar. Ky interpretim i gabuar rrjedh nga dy keqkuptime themelore: i pari se amblema e qytetit është amblemë e komunës dhe i dyti nga shenja e barazisë mes etnisë dhe kombit, sipas konceptit Stalinist për kombin. Natyrisht, plani i Ahtisaarit nuk mund të interpretohet me koncepte të Stalinit për kombin. Fatkeqësia e shoqërisë kosovare qëndron në faktin se kemi në fuqi një kushtetutë super moderne, kurse udhëheqësit e institucioneve tona konceptojnë me teorinë e Stalinit për kombin. Dikush mund të argumentojë se në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës janë edhe tre gjykatës ndërkombëtarë dhe pse ata kanë lejuar një vendim të tillë? Problemi është se puna e amblemës së Prizrenit është një çështje politike dhe kur gjykatësit ndërkombëtarë shohin se vetë gjykatësit vendorë janë kundër amblemës së Prizrenit, pse do ta mbronin ata? Në punët politike ndërkombëtarët, zakonisht kanë marrë vendime opurtune e këtë e kanë bërë edhe në rastin e amblemës së Prizrenit.
çfarë duhet të bëhet në këtë rast? Asambleistët e Prizrenit nuk duhet të pranojnë ndryshimin e amblemës së qytetit të tyre. Ata duhet t’i bindin kolegët e tyre boshnjakë dhe turq që të heqin dorë nga insistimet e tyre, ndërsa komuniteti ndërkombëtar duhet të bindet se ndryshimi i amblemës së Prizrenit kish me shkaktu tensione ndëretnike, të cilat më së paku janë në interesin e pakicave etnike. Ndërsa Gjykata Kushtetuese e Kosovës duhet ta kuptojë gabimin e vet dhe të shohë mundësitë juridike se si të dalë nga kjo situatë.