Shkollë verore në Lushnjë
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kaloi dje një ditë ndryshe me fëmijët në nevojë në shkollën verore, në qytetin e Lushnjës, çelur me iniciativën e saj dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Lushnjës dhe disa bizneseve të këtij qyteti. Rreth 95 fëmijë, të cilët nuk kanë përkrahjen dhe përkujdesjen e prindërve, janë akomoduar në këtë shkollë verore ku do të kenë mundësinë të argëtohen e të pushojnë. Gjatë vizitës në ambientet e shkollës, Topalli u ndal e bisedoi me grupet e fëmijëve në mjedise të ndryshme, në atë të njohurive kompjutertike, të leximit, të njohjes me Konventën e të drejtave të fëmijëve, ndërsa u argëtua bashkë me ta, nën tingujt e muzikës apo gjatë një ndeshjeje futbolli. “Shkolla verore në Lushnjë është një iniciativë pioniere, një model i suksesshëm që besoj do të adoptohet edhe në qytetete të tjera të Shqipërisë”, - tha ajo.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008