Zona pranë kraterit ende rrezik shpërthimi
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Mbrojtes, Gazmend Oketa, pranon rrezikun e shpërthimeve të reja në Gërdec. Ai sqaron se në afërsi të ish-zonës së shpërthimit ekzistojnë të gjitha kushtet për të pasur shpërthime të mundshme, pasi pastrimi nga predhat i kësaj zone kërkon edhe një kohë disamujore, deri në fund të vitit në vazhdim. “Nuk duhet në asnjë mënyrë që të neglizhohet mundësia e shpërthimeve. Por ne jemi duke bërë të gjitha përpjekjet që të mos ketë rrezikshmëri për shpërthime të tjera në zonën afër kraterit ku ndodhi tragjedia dhe ekspertët tanë kanë nën survejim zonën”, - tha Oketa. Komentet e kreut të Mbrojtes u bënë gjatë një vizite në Gërdec ku ai nënshkroi me autoritetet vendore, marrëveshjen e dhurimit të repartit ushtarak të Marqinetit, për t u shndërruar në shkollë të këtij fshati, rreth 15 kilometra larg kryeqytetit. Ministri i Mbrojtjes siguroi banorët se rindërtimi i banesave është i mundshëm, por vetëm në një distancë larg kraterit ku ende ka rrezik shpërthimesh të mundshme. Sipas tij, zona e kraterit që ka një sipërfaqe prej 800 hektarësh mbetet me rrezikshmëri të lartë, pasi mund të ketë ende municione të paplasura, edhe pse në sasi mjaft të vogël. “Por banoret mund të ndërtojnë shtëpitë e tyre, jashtë zonës së kraterit, pasi ajo është tërësisht e pastër dhe nuk ka më asnjë municion të paplasur”, - tha ai. Gjatë shpërthimit të 15 marsit në Gërdec humbën jetën 26 persona, mbi 300 të tjerë u plagosën, ndërsa dëmet e shkaktuara shkuan në miliona euro.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008