Trupa shqiptare e dancit modern, korr sukses në Festivalin “Vera e Ohrit”
Autori i Lajmit: red.
Kompania teatrore “Albanian Dance Theatre” është paraqitur me sukses në edicionin e 48-të të Festivalit “Vera e Ohrit” (Sumer Ohrid Festival), i cili ka nisur më 13 korrik dhe do të përfundojë më 22 gusht. Drejtori i kësaj kompanie, Gjergj Prevazi, tha për mediat se trupa u paraqit me shfaqjet e shkurtra “Njeriu në këllëf” nga Çehovi dhe “Parfumi” nga Suskin. Spektakli i Dancit modern nga Tirana tërhoqi vëmendjen e qindra shikuesve, artistë vendas dhe të huaj, pjesëmarrës në këtë festival, i cili u organizua në mjediset e jashtme të Kishës mesjetare të Shën Sofisë. Prevazi tha se balerinat Aleida Kondaj, Milena Nurka, Filomena Gargano dhe Suela Hoxha në shfaqjen e parë përcollën mesazhin çehovian të vetëkufizimit njerëzor, që përjetohet si dramë individuale. Më pas së bashku me balerinin Elton Cefa në pjesën “Parfumi” artistet e reja sollën kompleksin tabu të seksit përballë shoqërisë moderne. Për afro një orë e 30 minuta artistët e rinj nga Tirana intepretuan në gjininë e teatrit të dancit modern në dy spektakle të mbushura me elemente skenike dhe koreografike në subjekte të veçanta letrare. Seleksionuesi i Festivalit, Gjorgj Jolevski, tha se “shfaqja të trondit emocionalisht, duke tejkaluar parashikimet e organizatorëve”. Koreografja maqedonase, Iskra Shukarova, e vlerësoi vazhdimësinë në rritje të koreografit Prevazi si dhe risitë që sjell çdo spektakël i tij. Regjisori Ivan Popovski tha se në Ballkan ende nuk ka kërkime artistike të kësaj natyre dhe të këtij niveli. Është befasuese që kjo shfaqje vjen nga Shqipëria, tha regjisori Popovski, i cili në këtë edicion të Festivalit të Ohrit u paraqit me spektaklin “Katër stinët”, interpretuar nga një trupë moskovite. Kompania teatrore “Albanian Dance Theatre” është themeluar në vitin 2000 dhe ka fituar simpatinë e publikut dhe specialistëve me shfaqjet “Tranzicion” dhe “Kontrast”, në bashkëpunim me kompaninë zvicerane “Carambole”. Ajo është pjesëmarrëse në 11 festivale në vende të ndryshme, si Itali, Zvicër, Bosnje-Hercegovinë, Egjipt, Maqedoni etj. Regjisori-koreograf Gjergj Prevazi vjen për të tretën herë në Festivalin e Ohrit. Katër vjet më parë ai solli spektaklin “Kah vetvetja” me trupën e Shkupit, në vitin 2006 u paraqit me pjesën “S po dëgjohet gongu”, vënë në skenë me trupën e Baletit të Kosovës. Prevazi tha se një nga kulmet e edicionit të 48-të të Festivalit të Ohrit ishte koncerti madhështor në teatrin antik i sopranos shqiptare Inva Mula, në të cilin morën pjesë më shumë se 3 mijë shikues. Festivali veror i Ohrit zgjat afro një muaj e gjysmë dhe në të paraqiten një gamë e gjërë gjinish artistike, si teatër, balet, muzikë koncertale dhe ekspozita të arteve pamore.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008