E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama përuron rikonstruksionin e "Shkollës së Kuqe"

Autori i Lajmit: red.
Nxënësit e 9-vjeçares “Shkolla e Kuqe” në Tiranë do ta nisin këtë vit shkollor me një palestër tërësisht të rikonstruktuar. Në përfundim të punimeve ka marrë pjesë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili theksoi se ajo që dikur dukej ëndërr, sot është realitet. “Para pak vitesh dukej një ëndërr që të gjitha shkollat e kryeqytetit të pajiseshin me ambientet e tyre sportive. Sot jemi në rrugën e realizimit të këtij synimi duke bërë gati palestra të reja dhe planifikuar ndërtime të reja palestrash vitin që vjen”, - tha kryebashkiaku Rama, i cili vizitoi ambientet e reja të “Shkollës së Kuqe”.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›