E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: PD ka nevojë për reformim

Partia Demokratike duhet të reformohet, në mënyrë që të forcohet dhe të ngrihet akoma më shumë. Kështu ka deklaruar dje që nga qyteti i Lushnjës anëtari i Kryesisë së PD-së, Bujar Nishani, njëherësh ministër i Brendshëm në qeverinë e koalicionit të djathtë. Këtë deklaratë, demokrati Nishani e ka bërë gjatë një takimi të zhvilluar me strukturat e PD-së së Lushnjës, me rastin e 17-vjetorit të themelimit të degës. Në fjalën e rastit mbajtur në këtë përvjetor të 17-të themelimit të degës, Bujar Nishani ka theksuar domosdoshmërinë e afrimit të më shumë të rinjve në strukturat e partisë. Partia Demokratike do të nisë shumë shpejt procesin e zgjedhjeve të reja, të cilat do të zhvillohen sipas parimit “një anëtar, një votë”. Madje, edhe turi elektoral që kanë ndërmarrë deputetët dhe anëtarët e Kryesisë së PD-së, është në funksion të përgatitjes për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Pak ditë më parë, Kryesia e selisë blu u mblodh nën drejtimin e kryeministrit Berisha dhe vendosi të nisë procesin e ripërtëritjes, rigjallërimit dhe riorganizimit të Partisë Demokratike. Ky proces riorganizimi do të nisë fillimisht nga degët e mëdha dhe më pas do të vijojë në ato më të vogla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›