Rusia kunder SHBA

Senati amerikan sipas Moskës është kthyer në një teatër absurdi.
Një koment që vjen ditën kur Uashingtoni ka votuar në favor të tregtisë së lirë me Rusinë, por duke shtuar një listë personash që nuk mund të shkelin asnjëherë në territorin amerikan.
“Mendoj se po i dërgojmë një sinjal Vladimir Putin dhe plutokracisë ruse. Abuzimet e ndryshme me të drejtat e njeriut nuk do të tolerohen dhe do të marrin përgjigjen e duhur”, ka shpjeguar senatori republikan, sfidues i Obamës në vitin 2008, Xhon Mekein.
Lista përmban dhe emrat e atyre që kanë psur rol në vrasjen e Sergei Magnitski, avokat anti korrupsion që vdiq në burg në vitin 2009.
Një normë kjo që rrezikon të komplikojë marrëdhëniet mes dy vendeve, në atë që parashikohej të ishte një masë që bënte përkohësisht të lira marrëdhëniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë.