Nishani: “Shqipëria dhe Kosova, garant të paqes dhe stabilitetit në rajon”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani merr pjesë në festimet e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani mori pjesë në festimet e 5-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kreu i Shtetit ishte i pranishëm në paradën e Forcave të Sigurisë mbajtur në Prishtinë si dhe në seancën solemne që zhvilloi Kuvendi i Kosovës. Presidenti Nishani uroi Presidenten Jahjaga për arritjet e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës në këtë 5-vjetor të pavarësimit të saj si dhe e garantoi atë për vijimin e bashkëpunimit midis dy shteteve, në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon. Kreu i Shtetit shprehu pikëpamjen e Tij se ky është një moment mirënjohje dhe falënderimi ndaj SHBA-ve si dhe ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, që luajtën rol kryesor në çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj.
...