E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti njeh Kosovën

18-02-2013 / Gazeta 55

Zëvendëspresidentja e Egjiptit konfirmon njohjen gjatë vizitës zyrtare që zhvilloi dje në Kosovë me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë

Kryeministri Thaçi tha se falënderon për vizitën El Sharkawy-n dhe shpreh kënaqësinë e Qeverisë së Kosovës, popullit të Kosovës për mysafirin e veçantë dhe të dërguarën e veçantë të presidentit Morsi, në 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri tha se nga vizita e fundit që ka zhvilluar në Egjipt, nga takimi që ka zhvilluar me presidentin Morsi, e vlerëson se ka angazhim aktiv nga Kajro, në mbështetje të fuqishme të Republikës së Kosovës nga Egjipti.
“Sepse, ndajmë vlerat e angazhimeve dhe përkushtimeve të betejave që kemi zhvilluar si popuj për liri, për dinjitet njerëzor dhe drejtësi. Prandaj, e dërguara e posaçme presidentit Morsi, zëvendëspresidentja El Sharkawy sjell mesazhin për institucionet e Kosovës, për popullin e Kosovës, mesazhin e konfirmimit nga presidenti Morsi se njohja nga Egjipti për Republikën e Kosovës është në rrugë e sipër”, tha Thaçi.
Ai tha se nga sot po hapet një kapitull i ri mes shtetit të Kosovës dhe Egjiptit.
Ndërsa, Zëvendëspresidentja e Republikës së Egjiptit, Pakinam Hassan Khalil El Sharkaëy, e cila ndodhet për herë të dytë në Kosovë, tha se është e kënaqur që po e gjen mirëseardhjen sërish në këtë tokë të lirisë, të rezistencës dhe të luftës për dinjitet. “Kosova për Egjiptin është simbol i lirisë, dhe tash në të dy vendet jemi duke ndërtuar shtete të reja dhe demokratike, të bazuara në drejtësi dhe liri. Ky është një moment i rëndësishëm historik për të dy kombet. E falënderoj kryeministrin Thaçi për mikpritjen e ngrohtë, që kam pranuar”, tha ajo. El Sharkawy tha se Egjipti që nga koha e revolucionit është duke u përpjekur që të ndjek politikën e hapjes së dyerve për Kosovën. Ajo tha se Egjipti e mbështet hyrjen e Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare, si në Bankën Botërore, në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›