E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pavarësia, faqja më e ndritur e përpjekjeve të shqiptarëve”

18-02-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha uron shqiptarët e Kosovës për 5 vjetorin e Pavarësisë

Në ditën e shënuar, 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryeministri Sali Berisha ka përcjellë një urim për të gjithë shqiptarët. Nga rrjeti social Facebook, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se, “çlirimi i Kosovës, është faqja me e ndritur e përpjekjeve të shqiptarëve për lirinë dhe dinjitetin e tyre, që nga luftërat e Skënderbeut deri në ditët e sotme. Në këtë 5 vjetor, kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para veprës, arkitektit të pavarësisë se Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, sakrificës sublime te krye-heroit të kombit tonë, Adem Jashari e mijëra e mijëra luftëtarëve të lirisë që ranë për tu bërë të pavdekshëm për çlirimin e Kosovës”, shkruan Berisha.
Duke vijuar më tej me urimin e tij, kryeministri shprehu mirënjohje për partnerët ndërkombëtare që kontribuuan në pavarësimin e Kosovës.
“Sot, ne shqiptaret shprehim mirënjohjen me te thelle ndaj SHBA, Presidentit Bill Clinton dhe Presidentit Xhorxh Bush si dhe ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut, që luajtën rol kryesor ne çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Një përshëndetje vëllazërore le t’iu dërgojmë ne ketë rast te gjithë qytetareve te Kosovës, udhëheqjes politike të saj, që në 5 vjet pavarësi kanë shndërruar Republikën e Kosovës në një faktor te rëndësishëm të paqes, stabilitetit e bashkëpunimit në rajon. Zoti e bekoftë Kosovën e pavarur dhe shqiptaret kudo që janë!”, uroi Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›