E Diel, 1 Nëntor 2026

5 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, atmosferë festive edhe në Tiranë

18-02-2013 / Gazeta 55

Bashkia organizoi një mori aktivitetesh kulturore për 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Në përkujtim të 17 shkurtit, 2008-ë, ditë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Bashkia e Tiranës organizoi dje një mori aktivitetesh kulturore, përgjatë rrugës “Murat Toptani”. Njëkohësisht me festimet në Prishtinë, pjesë e kësaj atmosfere është bërë edhe kryeqyteti shqiptar, Tirana. Nga ora 11.00 deri në orën 20.00 të mbrëmjes, këngëtarët më të mirë dhe grupet më të suksesshme si Juliana Pasha, Vedat Ademi, Valon Shehu, Marsela, grupi NA dhe shumë të tjerë, performuan “live”, ndërsa të gjithë qytetarët e pranishëm shijuan muzikën më të mirë të vendit dhe të huaj.
Pas koncertit, ishte cirku i Tiranës që dhuroi një spektakël të magjishëm e me plot surpriza për qytetarët e Tiranës, duke bërë që kjo festë, 5 vjetori i pavarësisë së Kosovës, të ndjehet në mbarë trojet shqiptare.
Drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashki, Arben Skënderi tha se “kjo është festa e të gjithëve e shqiptarëve të Kosovës, por edhe e Shqipërisë”.
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›