E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: Shqipëria ka bërë përparime në luftën kundër trafikur njerëzor

Shqipëria ka bërë përparime në luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore, deklaroi sot në një konferencë për shtyp, Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, duke vlerësuar në të njëjtën kohë dhe raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit,  (DASH) për luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore në Shqipëri. "Shqipëria, në vlerësimet e këtij  raporti, është tashmë në nivelin e shumë vendeve të Bashkimit Europian përsa i përket trafikimit të qënieve njerëzore", u shpreh ministri Nishani. Duke vlerësuar atë çfarë thuhet në raport se, në vitin 2008 qeveria ahqiptare tregoi përpjekje për t’u siguruar viktimave të trafikimit mbrojtje dhe asistencë, Nishani vuri në dukje se "qeveria ka dhënë 262,000 dollarë për financimin e strehezës për përkujdesjen ndaj viktimave". Ministri i Brendshëm bëri një ekspoze të punës së dikasterit që drejton në parandalimin e këtij fenomeni, duke theksuar se qeveria ka ndërmarrë një numër projektesh për parandalimin dhe luftën ndaj trafikimit, ndërsa në vitin 2008 qeveria miratoi një plan-veprimi kombëtar për luftën kundër trafikut.

Sipas tij prej periudhës nëntor 2007, Ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion një numër falas që funksionon 24 orë për viktimat e mundshme të trafikimit. Ndërkohë edhe Ministria e Arsimit ka përfshirë në kurrikulat e shkollave të mesme programe për rritjen e ndërgjegjësimit për rrezikun e trafikimit.  E pranishme në konferencë zv/ministrja e Brendshme, Iva Zajmi tha se gjatë vitit të kaluar ka një rritje të aktiviteteve parandaluese mbi trafikimin, si dhe vuri theksin tek angazhimet maksimale të qeverisë në këtë drejtim. "Nuk jemi vend nën vezhgim por jemi një vend që ka bërë një progres të madh në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore", tha Zajmi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›