E Diel, 1 Nëntor 2026

USAID mbështet fermërt për zbatimin e standardeve në tregtimin e produkteve bujqësore

Fermerët shqiptarë bëhen furnizues për shitësit me pakicë në tregjet e huaja

Me asistencën e Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim të SHBA-së (USAID), një grup fermerësh nga zona e Divjakës në rrethin e Lushnjes, të udhëhequr nga fidanishtja "Bruka", po furnizojnë me shalqi (me peshë 2 kg) rrjetin e supermarketeve ASDA, që është dega britanike e Ëall-Mart, zinxhirit të shitjes me pakicë më të madh në botë. Në një njoftim për shtyp, USAID bën të ditur se "programi i USAID-it për Konkurrueshmërinë e Bujqësisë Shqiptare ndihmoi në lidhjen fillestare të kontakteve midis "Fidanishtes Bruka" dhe ASDA Supermarket; gjithashtu, programi asistoi në përzgjedhjen e varietetit të duhur të shalqinit për të furnizuar tregun britanik, krijoi mundësi për anëtarët e Shoqatës Divjaka ‘07 të arrijë standardet europiane, si dhe të sigurojë drejtimin nga afër të logjistikës së tregëtimit". Kjo arritje u përshëndet nga Drejtoresha e Misionit të USAID-t për Shqipërinë, Roberta Mahoney dhe z. Josif Gorrea, drejtori administrativ i fidanishtes Bruka, të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e dërgesës së kontenierit të dytë, që u zhvillua në Divjakë. 

Gjatë ceremonisë në repartin e ambalazhimit të fidanishtes Bruka , Gorrea vlerësoi ndihmën e dhënë nga USAID. "Ndihmesa e USAID nuk është vetëm një përfitim për shoqatën e fermerëve, por për të gjithë fermerët dhe tregtarët e Shqipërisë, të cilët tashmë e dinë që është e mundur të plotësojnë kërkesat e tregjeve botërore", tha ai. Sipas tij,  importues nga Komuniteti Europian janë vënë në dijeni se Shqipëria është e aftë të jetë furnizues i besueshëm i produkteve cilësore. Ndërsa drejtoresha e USAID-it shpjegoi se nëpërmjet Programit të Konkurrueshmërisë së Bujqësisë Shqiptare, USAID-i do mbështesë disa produkte në zinxhirin e vlerave, të cilat janë strategjike për zhvillimin ekonomik. Zonja Mahoney përgëzoi fermerët dhe tregtarët, të cilët morën pjesë në këtë bashkëpunim. "USAID është krenar që është partner me sipërmarrës aktivë dhe inovatorë, të cilët investojnë në bujqësi; ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekje të tilla," tha Mahoney. Gjatë verës së vitit 2009, fidanishtja Bruka prtite të eksportojë të paktën gjashtë kontenierë me shalqinj për në Britaninë e Madhe, si pjesë e objektivit të synuar, si dhe të futet në zinxhirin global të vlerave. Programi AAC /USAID është duke ndihmuar negociatat midis kompanisë dhe zinxhirit të tregjeve në rajon.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›