E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani Te bashkepunojme per integrimin e vendit

Pas përfundimit të vizitës së suksesshme në Republikën e Kosovës, Presidenti Bujar Nishani, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Kukësit. Qindra qytetarë kuksianë i kanë rezervuar kreut të shtetit një pritje madhështore. Gjatë një takimi me drejtues institucionesh dhe intelektualë të Kukësit, Presidenti Nishani është shprehur se Kosova dhe Shqipëria janë në udhë të mbarë, në finalizimin e objektivave madhore. Për këtë arsye, Presidenti Nishani ka kërkuar nga të gjitha forcat politike në vend që të bashkëpunojnë mes tyre për të çuar përpara procesin e integrimit në BE. 
Presidenti i Republikës zhvilloi një takim edhe me kryebashkiakun e qytetit, ku nënvizoi kontributin që qytetarët e Kukësit, kanë dhënë në kohë të vështira të vendit. Duke konsiderua Kukësin si urë lidhëse mes Kosovës dhe Shqipërisë, Preisdenti Nishani nënvizoi kontributin e patriotëve kuksianë për Shqipërinë dhe çështjen shqiptare.
Me pas, Presidenti Nishani dha vlerësime për drejtuesit e bashkisë, duke kërkuar nga ata angazhim më të madh në shërbim të qytetarëve. Gjatë takimit nuk ka munguar edhe urimi i tij për stadiumin e ri të qytetit, duke evidentuar vlerat që Kukësit ka në sport dhe kulturë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›