Aentati ne Shkoder vdes edhe Jurgen Marku

Humb jetën në spital i plagosuri i dytë i atentatit në qytetin e Shkodrës, ku babë e bir u sulmuan me armë zjarri nga dy të rinj me motor. Jurgen Marku 22 vjeç bashkë me babanë e tij 46 vjeç Frederik Marku u bënë shënjestra të një atentati dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës, pranë spitalit. Frederik Marku mbeti i vrarë nëvend, kurse 22 vjeçari edhe pse në fillim u raportuar i vrarë, dha shenja jete në spital, por paraditen e së shtunës, sipas mjekëve të spitalit të Shkodrës nuk mundi të shpëtojë. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar një 25 vjeçar Leonard Nikën i akuzuar si një nga autorët e krimit me dy viktima, ndërkohë që janë në kërkim persona të tjerë. Por një tjetër ngjarje kriminale ka pasuar atë të parën. Autorë të paidentifikuar kanë djegur shtëpinë alpine në Theth të viktimave. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit të rënë në banesën e Frederik Markut, të cilën e ka ndërtuar këtë vit në tokën e bashkëshortes së tij e cila është nga kjo zonë turistike, por policia po heton në dy versione. Së pari dyshohet që kjo mund të jetë vazhdim i hakmarrjes së autorëve të cilët edhe kanë bërë vrasjen, sikurse dyshohet që mund të jetë edhe akt kriminal, nga vendasit të cilët sipas zakonit nuk kanë dëshiruar që tokat e tyre të mos u shiten tek personat që nuk kanë lindur aty.