Nishani: Të ndahen në kohë kartat e identitetit
TIRANE - Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, zhvilloi dje një takim me drejtuesit e pushtetit vendor në qarqe, bashki e komuna me qëllim realizimin në kohë të projektit për
shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Kreu i Ministrisë së Brendshme e konsideroi këtë projekt si një aksion kombëtar që kërkon përfshirjen e të gjithë aktorëve të qeverisjes qendrore e vendore dhe të gjithë forcave politike. Sipas Nishanit, zbatimi i projektit do të pasohet me takime e konsultime të vazhdueshme për të garantuar ecurinë normale dhe suksesin e tij. Kreu i dikasterit të brendshëm është shprehur për rëndësinë e krijimit të kushteve normale për punën që do të kryejnë stafet e qeverisjes lokale për procesin e aplikimit për letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike dhe shpërndarjes së tyre. “Qeveria shqiptare ka siguruar dhe është e gatshme të japë fondin financiar për projektin dhe propozimet që secili prej jush ka bërë për zyrën përkatëse të gjendjes civile dhe për përmirësimin e tërë infrastrukturës që do të duhet për procesin e aplikimit të qytetarëve shqiptarë për letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike”, tha Nishani duke pohuar se, fondi i vënë në dispozicion të projektit është 200 milionë lekë. Nishani kërkoi realizimin e projektit brenda afateve duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 dhe lëvizjes së lirë të shqiptarëve.