X-Factor Albania, ne kalane e Beratit, priti 3 mije te rinj
Nje atmosfere mbreselenese ka qene dita e djeshme ne qytetin e Beratit, ku ne kalane historike qe identifikon kete qytet te lashte, kane mberritur mbi 3 mije te rinj per t'u bere pjese e evenimentit te madh te X-Factor Albania. Ne nje kohe te mrekullueshme me diell, producentet artistike, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu kane zhvilluar audicionin e pare me te rinjte e qytetit sipas kater kategorive: te djemve, te vajzave, te grupeve dhe atyre mbi 25 vjec. Interesimi per kete konkurs talentesh muzikore nuk ka qene vetem i te rinjve, por edhe prinderve e familjareve qe shoqeronin keta te rinj per te prezantuar veten ne fushen e muzikes. Ajo qe bie ne sy ne kete sipermarrje te televizionit Klan, qe jane edhe producente te ketij konkursi gjigant te talenteve, eshte fakti se X-Factor Albania po ruan te njejtin standard dhe te njejtin nivel sikunder simotrat e saj perendimore. Deshmi kjo e nje organizimi serioz te gjitha institucioneve shkollore publike dhe shteterore, bashkive te qyteteve, seriozitetit te producenteve dhe perkushtimit te televizionit Klan ne nje kompeticion qe perfshin gjithe Shqiperine. Pikerisht nje dite me pare, u mbajt audicioni i pare ne qytetin e Pogradecit, ku edhe pse koha ishte me shi, askush nuk u ndal per te qene pjese e konkursit dhe prezantuar denjesisht qytetin e liqenit te bukur. Udhetimi i X-Factor do te vijoje diten e neserme, te enjten ne qytetin tjeter historik Gjirokaster, ku audicioni do te mbahet ne Kalane Argjiro. Javes se ardhshme X-Factor Albania do te ndaloje ne Elbasan, Shkoder, Durres, Korce, e Tirane. Kjo eshte faza e pare e audicionit qe behet nga producentet. Faza e dyte eshte ajo kur te perzgjedhurit do te konkurrojne me dy kenge te shoqeruara me muzike perpara jurise profesioniste te ketij formati boteror.
X-Factor ne Pogradec
Ne Pogradec, rreth 3000 te rinj te shkollave te qytetit, por edhe te rrethinave kane mbushur pallatin e sportit, per te pritur audicionin e pare te X-Factor Albania. 200 te rinj kane konkurruar per te qene pjese e ketij formati te suksesshem ne bote. Te gjithe te perzgjedhurit do te paraqiten ne audicionin e qytetit e Elbasanit ne datat e medha te audicionit, 10,11 dhe 12 tetor, ku do te paraqiten para jurise se profesionisteve.
X-Factor Albania, formati qe ka thyer rekorde
Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu jane bashkuar kete here ne rolin e producentes artistike ne nje produksion gjigant te Radio Televizionit Klan, "X-Factor Albania". X-Factor, formati qe ka thyer rekorde shitjesh ne gjithe boten, ka terhequr vemendjen e te gjitheve ende pa u konfirmuar nga autoret. E tashme, gjithcka duket se ka marre forme. Madje, kete te marte nis audicioni per te gjithe talentet ne qytetin e Pogradecit, per te vijuar me tej ne gjithe qytetet e Shqiperise. Do te jete nje rruge e gjate, ku per mbi nje muaj do te kerkohen ne cdo cep te Shqiperise talentet, ata qe dine te kendojne dhe besojne tek zeri i tyre, ata qe kane Factorin X.
Show X-Factor
Produksioni anglez qe prej vitit 2004 ka thyer rekorde shikueshmerie dhe suksesi ne gjithe Evropen e deri ne Azi. Aktualisht, ky format shenon sukses ne plot 50 vende.
X-Factor Albania do te nise rrugetimin e vet permes audicioneve ne qytetet e Shqiperise dhe Kosoves ne kerkim te talenteve ne muzike. Pikerisht kete te marte eshte celur audicioni per qytetin e Pogradecit, ndersa kerkimi i tyre do te vazhdoje ne Korce, Gjirokaster, Vlore, Durres, Sarande, etj; deri ne Prishtine per te perfunduar ne kryeqytetin shqiptar Tirane, ne fillim te muajit nentor. Per rreth 1 muaj e gjysme, te gjithe ata qe kane deshire te testojne veten e tyre ne gjinine e muzikes, mund te aplikojne permes formulareve, dhe te jene pjese e ketyre audicioneve prane qyteteve te tyre. Produksioni madheshtor do te transmetohet ne Radio Televizionin Klan. "X Factor" vihet tani ne kerkim te talentit me te ri ne Shqiperi. Do te vijme kudo ku te jeni, atje ku ka talente, te rinj qe kendojne bukur, njerez qe duan te plotesojne nje enderr, Qe DUAN TE NDRYSHOJNE JETEN. Nese je nga 15 vjec e siper, pa limit moshe, presim te degjojme zerin tend. Ky eshte shansi yt! Formati televiziv me prestigjioz i talenteve muzikore ne bote, nga Simon Cowell, po kerkon fenomenin shqiptar ne muzike. Pergatit kengen tende dhe shume shpejt, ne do te vijme tek ty, te te japim nje mundesi qe mund te transformoje pergjithmone jeten", eshte ky misioni dhe kerkesa qe i ben cdo te riu programi i famshem i promovimit te talenteve X-Factor Albania. Produksioni po bashkepunon me te gjitha shkollat shteterore dhe private, por jo vetem per t'u dhene mundesine te gjithe atyre qe besojne se kane talent, per te testuar veten ne X- Factor Albania. Kushdo qe mendon se ka Faktorin X le te provoje veten ne audicionin e madh qe organizohet ne qytetin e tij. Audicioni do te behet si vijon: ne qytetin e Gjirokaster 22 shtator, Vlore 3, 4, 5 tetor, Elbasan 10, 11, 12 tetor, Lezhe ne 14 tetor, Shkoder ne 17,18.19 tetor, Durres ne 20 Tetor, Korce ne 21 tetor, Prishtine 24, 25, 26 tetor dhe kryeqyteti i Tiranes ne 31 tetor, 1, 2, 3 nentor. Te gjithe audicionet do te mbahen ne oren nente te mengjesit, sipas kalendarit te qyteteve.