E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ndërhyrje në Kushtetutë jo vetëm për imunitetin

Kryesocialisti Edi Rama ka ripërsëritur qëndrimin e PS-së në lidhje me ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit. Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, Rama ka shtuar se opozita është pro ndryshimeve kushtetutese por jo vetëm për imunitetin.
 

“Ne jemi pro ndryshimeve kushtetuese jo vetën për heqjen e imunitetit por të tërë ndryshimeve që presin vazhdën e këtij debati shumë të rëndësishëm. Nisma jonë nis nga imunitet por nuk përfundon me heqjen e imunitetit. Ne besojmë se ndërhyrja në kushtetutë nuk duhet të kufizohet vetëm tek çështja e imunitetit” theksoi Rama.

Ai gjithashtu ka theksuar se e vetmja rrugë për kryeministrin Berisha është fajësimi i opozitës për të mbuluar dështimet e tij. “Kryeministri thotë se ne e paskemi problem heqjen e imunitetit, madje dashkemi të bllokojmë statusin e kandidatit për Shqipërinë. Të gjithë janë dëshmitarë të asaj cfarë Partia Socialiste, ka bërë kemi përgjatë një viti të tërë politik. Janë dëshmitarë të qasjes konstruktive dhe të përpjekjeve tona të jashtëzakonshme, për të sjellë në gjendje normale draftet skandaloze të qeverisë. Të gjithë janë dëshmitarë të qasjes konstruktive dhe të përpjekjeve tona të jashtëzakonshme për të zgjedhur një President të Republikës e jo të politikës së mbrapshtë të ditës. Edhe shqiptarët edhe ndërkombëtarët janë dëshmitarë të qasjes konstruktive e të përpjekjeve tona të jashtëzakonshme për të mbyllur Reformën Zgjedhore pa vënë veton për çdo gjë që s’na pëlqente. Madje, e dini mirë rrezikuam seriozisht edhe vetë marrëdhënien me aleatët tanë politikë duke pranuar një reformë që nuk preku sistemin aktual zgjedhor sikundër, aleatët tanë” shtoi Rama.
 

VIJON..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›