E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani e Becaj apel politikes Votoni Ligjin per Gjykaten e Larte

Pas refuzimit të opozitës për të mos votuar Ligjin për Gjykatën e lartë është pikërisht kryetarja e kësaj gjykate që kundërshton këtë qëndrim të opozitës. Shpresa Beçaj beri apel që angazhimi për këtë ligj të çohet para me seriozitet. 
Ndërkohë, Presidenti, Bujar Nishani duke folur për reformat në sistemin në drejtësi, theksoi rëndësinë që ka arritja e konsensusit për ligjin e Gjykatës së Lartë. Duke mbështetur qëndrimin e kryetares së Gjykatës së lartë, Nishani gjithashtu iu drejtua politikes për të zgjidhur sa më parë këtë çështje. 
Artan Zeneli u betua sot si anëtar i Gjykatës së Lartë. Ai u zgjodh  në seancë parlamentare me 117 vota pro, 2 kundër dhe tre abstenim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›