Nis ne Akademine e Mbrojtjes kursi i katert i Larte i Sigurise dhe Mbrojtjes

Nis në Akademinë e Mbrojtjes kursi i katërt i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në kursin që do të zgjasë 12 javë marrin pjesë ushtarakë të Forcave të Armatosura të Kroacisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Forcave të Armatosura të Shqipërisë si edhe personel civil që punojnë në institucione të rëndësishme si Ministria e Brendshme, Garda e Republikës, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Drejtësisë. Kursi i parë i lartë i sigurisë dhe Mbrojtjes u hap në vitin 2007.
Gjatë kursit zhvillojnë leksione edhe ambasadorë e zv/ambasadorë të Francës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Hollandës, Austrisë, Kroacisë, Gjermanisë, Malit të Zi, si dhe lektorë të Qendrës Marshall dhe Qendrës së Studimeve strategjike.