E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik në Gjirokastër, arrestohen dy shoferë

Burime zyrtare bënë me dije se janë shoqëruar shtetasit Entela Bitri, 40-vjeçe nga Tirana, drejtuese e mjetit tip Ford, si dhe Xhevair Lika, 50-vjeç, nga Gjirokastra, drejtesi i mjetit tip Furgon.

Ata akuzohen se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërkohë, nga ngjarja e djeshme ku u përplasën tre automjete, mbetën të vdekur tre persona, përkatësisht Tahir Bitri, 73-vjeç, Sose Nikolla, 70-vjeç, si dhe Shpëtim Çela, i cili ndërroi jetë pak orë më vonë në reanimacionin e qytetit. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Gjirokastër- Jorgucat rreth orës 14:00 të së dielës, ku në aksident u përfshinë 13 persona. Një automjet tip furgon që po udhëtonte nga Gjirokastra për në Kakavijë u përplas me automjetin tip Ford, i cili po dilte nga një rrugë dytësore në fshatin Vanistër. Pas kësaj, mjeti furgon është përplasur edhe me një automjet tjetër tip Reno Klio, drejtuar nga shtetasi Lester Aliko.

Disa prej të plagosurve u dërguan në Spitalin Ushtarak për ndihmë më të specializuar. Ata janë shtetasi Klodian Shuaipi, 27-vjeç nga Berati, Ledjona Zeno, 27-vjeçe nga Saranda, dhe Anxhela Bedaj, 20-vjeçe nga Golemi i Gjirokastrës. Aktualisht, vetëm një prej të plagosurve ndodhet në gjendje më të rëndë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërkohë, të plagosurit e tjetër ndodhet në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën. /Start/

                                                                                             2012-09-24 10:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›