Kalon Celsi, eliminohen Everton e Bolton
Raundi i trete i kupes se Anglise ka dhuruar surprizat e veta. Celsi i Londres ka fituar me veshtiresi kunder skuadres se Flavio Briatores QPR. Blute kane arritur te kalojne ne raundin tjeter vetem fale nje autogoli te miqve. Disa nga skuadrat e Premier Liges kane zhgenjyer. Boltoni eshte mundur ne fushen e vet nga Shefild Junajtid, ndersa edhe Evertoni i surprizave eshte mundur me po te njejtin rezultat nga Oldham Atletik. Jashte kupes kane mbetur dhe Birmingemi e Blekberni. Totenhemi i Huande Ramosit ka barazuar 2-2 me Ridingun, skuader te cilen e kishte mundur 6-4 vetem nje jave me pare.