PD, 17 vjet ne Kukes
Partia Demokratike po feston krijimin e degeve te saj ne te gjithe vendin. Dje, ne Kukes u perkujtua 17-vjetori i krijimit te deges vendore, me nje ceremoni te organizuar, ku merrnin pjese deputeti i Kukesit, Fatos Hoxha, perfaqesuesi i Lidhjes Demokratike te Kosoves, zevendesministri i Drejtesise, Syle Hoxha, si dhe deputeti i Tropojes dhe i Hasit, Aleksander Biberaj. PD-ja e Kukesit u themelua me 5 janar te vitit 1991. Gjate zgjedhjeve te fundit vendore, PD-ja ne qarkun e Kukesit, ne te cilen perfshihen 3 bashki dhe 23 komuna, arriti rezultatin me te mire, duke fituar 3 bashki dhe 17 komuna.