E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totenhemi kerkon Valon Berhamin

Totenhemi eshte vene ne gjurmet e mbrojtesit me origjine kosovare te Lacios, Valon Berhami. Sipas shtypit anglez, jane edhe shume skuadra te tjera qe kerkojne sherbimet e mbrojtesit te djathte, por skuadra e Huande Ramos eshte ne avantazh. Ne ditet ne vijim, skuadra angleze do te kerkoje te mbylle tratativat per ta pasur lojtarin qe ne muajin janar.
Flamurtari ne faze pergatitore me 2 blerje te reja
Klubi i futbollit Flamurtari do te nise fazen pergatitore jashte vendit. Ndersa stervitja e djemve te Flamurtarit ka nisur qe me date 3 janar, ajo do te vijoje ne Lece te Italise. Kete e ka konfirmuar shefi i klubit te futbollit, Geri Cipi. Sipas tij, ishte parashikuar Kroacia, por vonesat ne dokumentacion dhe procedurat e zgjatura detyruan klubin te shikonte nje zgjidhje tjeter, e cila tashme eshte percaktuar. Ata do te kene kete faze jashte shtetit nga data 10 janar deri me date 20, qe sipas Cipit, eshte faze e mjaftueshme. Ish-mbrojtesi i kombetares gjithashtu foli edhe per merkaton e janarit. Cipi specifikoi se tashme dy kontrata jane mbyllur dhe jane blere dy lojtare te rinj. Ata jane kroati Roberto Alvis, mesfushor shkaterrues dhe shqiptaro-kroati i lakmuar edhe nga Barici kur drejtonte kombetaren, mesfushori i djathte, Anton Deda. Te dyja blerjet jane lojtare qe kane luajtur ne ligen e pare kroate. Ndersa deri ne daten 31 janar, ku eshte edhe dita e fundit per blerjet, do te kete emra te tjera, me te cilet drejtuesit e klubit Flamurtari jane ne bisedime. Sipas Cipit, per kete 5-mujoresh te ngelur te ketij kampionati, por edhe per te ardhmen, Flamurtari do te jete shume ambicioz dhe objektivat e tyre do te arrihen edhe me blerjet qe ata kane ne plan te finalizojne deri ne 31 janar, per te cilat financiarisht nuk do te kursehet, edhe pse Cipi nuk ka pranuar te jape shifra konkrete per keto blerje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›