E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas publikimit të mesazhit kërcënues, policët e Florenc Hoxhës kërcënojnë gazetashitësit

Drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, vazhdon me skandalet e tij. Për shkak se gazeta Shekulli ka publikuar sot mesazhin kërcënues ndaj dy inspektoreve të shkarkuara, të cilët i shante dhe i kërcënontre me jetë, Florenc Hoxha është përpjekur që të ndalojë shitjen e kësaj gazette.

Një patrullë e policisë bashkiake ka kërcënuar sot pas mesditës disa nga gazetashitësit në Tiranë, që të heqin gazetën Shekulli nga hapësira ekspozuese e gazetave ndryshe do ti hiqnin kioskën. Një nga incidentet sapo ka ndodhur me shitësin Bashkim Doraci në pikën e shitjes pranë Rrugës së Elbasanit, në afërsi të kompleksit të lojrave 7 xhuxhat. Z.Doraci tha se policët bashkiakë kanë ndalur para kioskës së tij dhe i kanë kërkuar të heq nga ekspozimi gazetën Shekulli. Shprehja e tyre ka qenë: Përse e mban Shekullin aty, apo do që ta heqim kioskën si atij tjetrit?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›