Rregullorja e re PS dorezon draftin
Partia Socialiste do te dorezoje sot ne Kuvendin e Shqiperise draftin e saj per reformen parlamentare. Ne nje prononcim te djeshem deputeti pergjegjes per kete ceshtje Ditmir Bushati ka bere te njohur faktin se paketa ne fjale perfshin nje sere problemesh me mjaft rendesi te cilat synojne qe permes nderhyrjeve korrigjuese te riciklojne normalitetin institucional ne vend. Si propozim fillestar qe do te sherbeje me kete rast edhe si prove per vullnetin e shumices eshte ai per rikthimin e rregullores se Parlamentit ne variantin e vitit 2009. Ky eshte propozimi i pare qe do te behet prej nga ku do te vleresohet edhe vullneti i pales tjeter per te vijuar me tej me propozimet qe synojne rritjen e standardit te funksionimit te Kuvendit te Shqiperise tha Bushati per gazeten Shqip. Sipas tij kapercimi i kesaj faze ka rendesi sepse perben nje miratim ne planin politik te sugjerimeve te opozites reformave qe i aneksohen nga pikepamja parimore edhe paktit te shumefolur te integrimit perderisa ato synojne pikerisht te ecin ne rrugen e modelit europian. Ne nje veshtrim me te ngushte paketa kerkon te riperkufizoje me ligj marredheniet mes paleve te atrofizuara qe pas vitit 2009 ne nivelin e komunikimit verbal dhe akuzues. Pas rregullores dhe korrigjimit te saj pasojne normalisht edhe ceshtje te tilla si reforma buxhetore per Kuvendin ajo e stafeve dhe burimeve per deputetet pra gjithcka qe ploteson pamjen dhe funksionimin e nje Parlamenti te standardit europian. Me heret Bushati ne nje prononcim tjeter televiziv ka nenvizuar se reformat ne teresi ato per te cilat selia roze ka folur qe para disa muajsh konsistojne ne nje teresi ligjesh me rendesi te cilat u japin pergjigje edhe problemeve imediate si zgjedhjet ashtu edhe stabilizimit afatgjate qe lidhet me se shumti me ndarjen reale te pushteteve. Elementi i pare reforme zgjedhore e plote. Elementi i dyte reforme institucionale qe do te garantonte ndarjen e shtetit nga pushteti dhe elementi i trete nje reforme e plote parlamentare tha deputeti socialist.
IntegrimiOferta socialiste per reformat pervecse lidhet me shqetesimet e krijuara nga mbulimi qe shumica u ka bere rolit te institucioneve kryesore ne vend bart ne vetvete edhe nje element taktik. Ajo behet vetem pak jave nga vleresimi per statusin e vendit kandidat dhe pak dite pasi dy ministrat e Jashtem ai italian Fratini dhe ai grek Lambrinidis kane apeluar per bashkepunim mes paleve ne funksion te integrimit europian. Qe ketej nese Kryeministri i interesuar per shkak te krizes ekonomike per ruajtjen e tensionit si menyre per te krijuar alibi ka folur per reforma pa kushte opozita ka bere dje hapin e pare konkret. Paketa e reformave ku perfshihet edhe ajo parlamentare deshmon ne syte e opinionit publik vullnetin e PS-se dhe kontributin e saj. Nga ana tjeter nisur nga notat shume negative per funksionimin e Parlamentit mungesen e konsensusit politik dhe cilesine e drejtimit eshte e qarte se perkufizimi i saj si kusht nuk qendron dot ne kembe. Per me teper qe se fundmi selia roze eshte terhequr edhe nga kushti i vertete qe ishte ndryshimi rishtas i Kushtetutes se vendit. Perkundrejt ketij drafti qe zyrtarizohet sot shumica do te duhet ose te pranoje shqyrtimin ose ta hedhe poshte ate me ane te zvarritjes se zakonshme. Ne rastin e pare ajo do te zeroje te gjithe luften e bere keto 3 vjet per te marre kontrollin e gjithckaje teksa ne rastin e dyte me gjase do te rriste peshen ndaj vetes per deshtimin ne procesin e integrimit europian qe ka perpara dy sfida reale.