E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani-ish stafit: Faleminderit dhe mirupafshim

Pas zgjedhjes si president i vendit, Bujar Nishani ka falenderuar stafin e ministrisë së brendshme me të cilin deri ditën e djeshme ka punuar.

“Jam këtu për t`ju thënë faleminderit por edhe mirupafshin pasi duke qënë i privilegjuar dhe i nderuar që jam kandiduar dhe jam votuar si president duhet të angazhohem për përgatitjet në marrjen e detyrës” i është drejtuar Nishani stafit të ministrisë së brendshme


Ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin me të gjithë stafin e Ministrisë së Brendshme, Nishani ka bërë edhe një bilanc të punës të këtij institucioni gjatë kohës ku ai ka qënë në krye të tij. “Dua të falenderoj për të gjithë përkushtim që keni treguar për të gjitha pozicionet, për nivelin e lartë të profesionalizmit në të gjitha drejtoritë dhe sektorët. Kam qënë i privilegjuar të punojë me ju. Ka qënë një kohë jo e pakët me një rikthim në këtë institucion dhe ne kemi të drejtë të kemi krenar për shumë çka që jemi përpjekur, për shumë çka kemi që kemi kotribuar.  Arritën të sillnim risi në infrastrukturën zgjedhore, që nga regjistri I gjendjes civile, tek procesi i letënjoftimeve elektonike, pasaportat dixhitale të cilat ishin kontribues edhe tek masat e tjera që policia u angazhua në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut” shtoi më tej Nishani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›