E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani, leter Berishes: Largohem nga anetaresia ne PD Rozeta Rapushi



Presidenti i zgjedhur i Republikes, Bujar Nishani, largohet nga anetaresia ne Partine Demokratike. Kreu i ri i shtetit, i zgjedhur pak kohe me pare ne Kuvend permes nje letre derguar dje Kryetarit te Partise Demokratike, njeheresh Kryeminister i vendit, Sali Berisha, e njofton per largimin nga anetaresia ne Partine Demokratike dhe doreheqjen nga te gjitha funksionet e zgjedhura ne kete parti. Ky largim vjen pas zgjedhjes se tij ne postin e Presidentit te Republikes dhe ne zbatim te percaktimit kushtetues, ku Presidenti i Republikes nuk mund te jete anetar i asnje partie politike. Nga ana tjeter, Nishani i shpreh ne kete leter kreut te qeverise dhe Partise Demokratike, falenderimet per te gjithe vleresimet qe ka pasur nga strukturat e kesaj partie gjate viteve te angazhimit dhe veprimtarise se tij politike. Presidenti Nishani, ka shprehur te gjithe vleresimin e tij per hapesiren dhe ambientin bashkepunues qe ka pasur ne strukturat e Partise Demokratike, ne promovimin e te gjitha vlerave demokratike dhe parimeve, ne te cilat ka besuar gjate te gjithe kesaj periudhe. Me kete rast, Presidenti ka nenvizuar te gjithe pergjegjshmerine e tij per te qene nje President teresisht jashte ndikimeve politike te cdo pale dhe nje perfaqesues i interesave te qytetareve, vendit dhe kombit. Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani, do te betohet zyrtarisht ne seancen plenare te pasdites se te martes, pikerisht me 24 korrik, kur perfundon edhe mandati i Presidentit ne detyre, Bamir Topi. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, informoi ne lidhje me vendimin e marre ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve per kete ceshtje. Keshtu, Topalli tha se ne konference u vendos qe Kuvendi te mblidhet ne seance te posacme te marten ne oren 18:30. "Ju bej me dijeni se te marten, ne oren 18:30, sipas Kushtetutes, do te zhvillohet seanca e betimit te Presidentit te Republikes", - tha Topalli. Bujar Nishani u zgjodh ne seancen plenare te 11 qershorit si president i vendit. Me 73 vota pro dhe vetem nje kunder, Nishani do te drejtoje shtetin per pese vitet e ardhshme. I vetmi deputet qe mori pjese ne votimin e tij nga opozita, ishte kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili mori fleten e votimit, por ne menyre publike, te hapur, e futi ate ashtu sic e mori ne kutine e votimit, pa shenuar asgje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›