E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS vë kushte, PD: Rama, frikë nga heqja e imunitetit Qamil Xhani

Partia Socialiste depozitoi dje ne Kuvend nismen ligjore per kufizimin e imunitetit, duke kerkuar dhe nje sere nderhyrjesh te tjera ne Kushtetute. Ne dy draftet e opozites kerkohet qe te kete me shume garanci per anetaret e gjykatave te larta, te cilet nuk mbajne pergjegjesi per mendimet dhe vendimet e tyre. Gjithashtu, PS kerkon qe deputetet, njesoj si anetaret e gjykatave te larta ne vend, nuk mund te arrestohen ose te burgosen pa nje autorizim. "Deputeti nuk mund te arrestohet ose t'i hiqet liria ne cfaredo lloj forme apo ndaj tij/saj te ushtrohet kontroll personal ose baneses, pa autorizimin e Kuvendit", - thuhet ne propozimin e Partise Socialiste. Po ashtu, sipas socialisteve "deputeti mund te ndalohet ose te arrestohet pa autorizim kur kapet ne kryerje e siper ose menjehere pas kryerjes se nje krimi te rende. Ne keto raste, Prokurori i Pergjithshem njofton menjehere Kuvendin, i cili, kur konstaton se nuk ka vend per procedim, vendos per heqjen e mases". Ne lidhje me gjyqtaret dhe prokurorin, PS kerkon zgjedhjen e tyre me 84 vota, duke e cilesuar kete gje si nje garanci per detyrat qe ata ushtrojne dhe per te qendruar larg ndikimeve. "Gjykata Kushtetuese perbehet nga 9 anetare, te cilet emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e 3/5 te gjithe anetareve te Kuvendit", - thuhet ne dokumentin e propozuar nga PS-ja. Te njejten procedure deputetet e opozites kerkojne dhe per zgjedhjen e prokurores se pergjithshme. "Prokurori i Pergjithshem emerohet nga Presidenti i Republikes me pelqimin e 3/5 te gjithe anetareve te Kuvendit per nje mandat 5-vjecar, me te drejte riemerimi. Ai perzgjidhet nga radhet e juristeve me kualifikim e integritet te larte dhe me pervoje pune jo me pak se 15 vjet ne profesion", - thuhet ne draftin e opozites. Keto propozime te bera dje nga PS kane bere qe opozita te kushtezoje miratimin e amedimeve te mazhorances, te cilat kane marre dhe miratimin e eksperteve nderkombetare te misioneve qe operojne ne Shqiperi.

Dule: Te hiqet imuniteti per zyrtaret

Kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaron se partite politike duhet te votojne per heqjen e imunitetit. Ne nje prononcim dhene dje nga qyteti i Korces, Dule shprehet se Shqiperia nuk ka pse te jete ndryshe nga vendet e tjera te Bashkimit Europian. Ai thekson se kjo ceshtje nuk duhet trajtuar me hipokrizi nga forcat politike. "Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ka qene ne frymen e zhvillimeve europiane, nuk ka arsye perse ne vendin tone te kemi nje situate te ndryshme ne lidhje me imunitetet krahasuar me realitetet evropiane. Por, ne te njejten kohe, ceshtje te tilla, te cilat jane te rendesishme dhe delikate per funksionimin e sistemit politik dhe te shtetit nuk duhet te behen objekt politikash apo mikropolitikash per interesa te vogla partiake", - u shpreh ai. Dule thekson se eshte koha per nje debat serioz qe do te sjelle rezultat konkret ne kete drejtim. "Nuk duhet te trajtohen me hipokrizi dhe nuk duhet te trajtohen ne formen e fushatave te tipit komunist. Eshte momenti per nje debat serioz, debat esencial dhe nje rezultat qe nuk do te kete fitues dhe humbes", - deklaroi Dule.

Imunitetet, nje dekade refuzimesh nga PS

Koraca e imunitetit qe gezojne me Kushtetute zyrtaret e larte ka perplasur ashper klasen politike, pavaresisht se cila prej paleve ishte ne pushtet. Renia e ketij muri ka qene nje kambane alarmi dhe nje kerkese permamende prej nje dekade nga Brukseli. PD e ka kerkuar disa here qe ne kohen kur ishte ne opozite. E para nisme u dorezua ne vitin 2003 dhe u hodh ne votim. "Prej vitesh ne gjykatat tona vendos krimi i organizuar. Ketu ne parlament vendos krimi i organizuar, ne media vendos krimi i organizuar. Prokuroret, nuk kam dyshim qe duhet te punojne me mire, por ne presionin e tmerrshem te klaneve qe administrojne miliarda dollare droge, trafiqe e prostitucione, ata ndodhen lilipute ne mbreterine e gjiganteve te krimit", - deklaronte ne parlament ne vitin 2003 kryetari i PD-se, Sali Berisha, gjate prezantimit te nismes se opozites se asaj kohe per heqjen e imunitetit. Kjo nisme u rrezua ne ate kohe me kartonet e PS. Gramoz Ruci teksa e kundershtonte nismen e PD, ofroi nje mekanizem politik, qe disa vite me vone do ta kundershtonte po vete, kesaj here ne opozite. "NE deputetet e Kuvendit te Shqiperise ofrojme imunitetin tone si deputete sa here qe Prokuroria e Pergjithshme te kerkoje te hetoje per aferat e korrupsionit mbi ne. Ne angazhohemi ne emer te grupit qe keto firma te vazhdojne te mblidhen dhe nga deputetet e tjere", - deklaronte Ruci ne vitin 2003, si kryetar i grupit parlamentar te mazhorances. Nderkohe, kreu i opozites se saj kohe, Berisha, ofroi nje zgjidhje tjeter. "Kini guximin ta firmosim deklaraten dhe te themi se parlamenti mbi bazen e saj vendosi. 1-Prokuroria nuk do te kete nevoje ne asnje rrethane qe per afera korruptive qe kane lidhje me deputetet t'i drejtohet parlamentit per heqjen e imunitetit, por do te procedoje mbi bazen e ketij vendimi. Nese jini dakord ja ku e keni kompromisin", - deklaronte Berisha. Nje vit me vone, ne prill te 2004-s, opozita e djathte iu kthye serish kesaj ceshtje, kete here ne nje mbeshtetje te nje kerkese te Bashkimit Europian. "Jam per nje thirrje ndaj gjithe imunitareve, te heqim dore nga imuniteti, sepse eshte shnderruar ne nje denim madhor per cdo qytetar imuniteti yne. Eshte shnderruar ne faktor mburoje te krimit te organizuar te trafiqeve. Ne raportin e BE eksiton nje kerkese eksplicite. Te kerkesa thote qe duhet te kufizohet imuniteti", - deklaronte Berisha ne vitin 2004. As kjo kerkese e demokrateve nuk eshte marre ne konsiderate. Ne shtator te vitit 2005, pasi erdhen ne pushtet demokratet e shnderruan ne nje prej prioriteteve kryesore heqjen e imunitetit. Kesaj radhe modeli i huazuar nga ta ishte marre nga Bundestagu gjerman. Por socialistet serish refuzuan t'i bashkoheshin kesaj nisme, duke e cilesuar si nje arme per te sulmuar deputetet e selise roze. Nje teze se ciles i qendrojne dhe sot kur kane kaluar plote 7 vite dhe shume ujera kane rrjedhur. "Ne nuk do te behemi pjese e nje goditje te perqendruar per nje arnim te ngutur kushtetues dhe as do te lejojme qe kufizimi i imunitetit te behet shtyse per hapjen e sezoni te ri gjuetie shtrigash ne prag te zgjedhjeve te ardhshme", - deklaroi Rama pak dite me pare. Edhe ne mandatin e dyte, PD nuk harroi ate qe per vite mbeti e pluhurosur ne sirtaret e kuvendit, imunitetin. Edhe kesaj here apeli vjen nga Brukseli, ndryshimi eshte se kete here heqja e tij lidhet me statusin. Ndryshimi eshte se ne shtator te vitit 2007 demokratet e kane mbeshtetur nismen e tyre, sipas dy prej organizmave nderkombetare, projektit PAKA dhe misionit Euralius.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›