E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Me zgjedhjen e Palokës si kryetar grupi, nuk po ecet drejt bashkimit të PD-së

olldashiSokol Olldashi ka qenë ndër të vetmit njerëz që ka ngritur zërin për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, si dhe bashkëpuntorëve të tjerë të Bashës.

Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të PD-së, sipas Shqiptarja.com, Olldashi ka thënë se jo vetëm që nuk ka pasur transparencë në përzgjedhjen e deputetëve që do të jenë në kryesinë e grupit parlamentar, pasi emrat i kemi dëgjuar nga mediat dhe nuk janë diskutuar e ardhur si propozim i kryesisë në grup, por është shkelur dhe statuti i PD, pasi Këshilli i ri Kombëtar duhet të zgjedhë njëherë nënkryetarët e PD, pastaj njëri prej tyre do jetë kryetar grupi, dhe jo të veprohet anasjelltas.

Më tej ai mësohet të ketë nënvizuar se me këto veprime nuk po ecet në drejtim të bashkimit të PD për të qënë një opozitë e fortë e cilësore përballë mazhorancës së majtë, por jepet shembulli i keq i shkeljes së statutit të PD.

Mësohet se Basha të ketë thënë që Paloka të jetë i përkohshëm në këtë post, pasi është i komanduar, por frika e Olldashit është që ai nuk do të ndryshohet më dhe do të jetë kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›