Nishani në Berat për regjistrin elektronik
Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, qëndroi dje në Berat ku inspektoi ecurinë e procesit për regjistrin elektronik të shtetasve në këtë qytet.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Fatmir Konja, tha se, ministri Nishani së bashku me kryetarin e prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch dhe në prani të kryebashkiakut Fadil Nasufi, vizitoi zyrën e Gjendjes Civile të rajonit nr.2 të Bashkisë së Beratit. "Drejtueset e kësaj zyre njohën ministrin Nishani dhe ambasadorin Bosch me punën e bërë deri më tani, e cila konsiston në hedhjen e të dhënave të regjistrit themeltar në mënyrë elektronike, e po kështu edhe me përfundimin e verifikimit të këtij procesi", thanë burimet nga ministria. Sipas tyre, puna do të vazhdojë edhe me certifikimin e të gjithë procesit. Ministria e Brendshme, konsideroi se ecuria e punës ka qenë e kënaqshme dhe dy fazat e para janë mbyllur brenda afateve të parashikuara. "Përgatitja e regjistrit elektronik të shtetasve për të gjithë vendin do të përfundojë brenda verës së këtij viti", cituan burimet. Ministri Nishani dhe ambasadori Bosch shprehën vlerësimet e tyre për punën e kryer, si dhe angazhimin e profesionalizmin e treguar nga punonjësit e zyrave të Gjendjes Civile në Bashkinë Berat. Gjatë takimit me këta punonjës, ministri i Brendshëm tha se, me realizimin e këtij procesi do t'i bëhet një shërbim i vyer vendit dhe shoqërisë, se në këtë mënyrë sigurohet baza e nevojshme për pajisjen e shtetasve me dokumente të sigurisë së lartë, e ndërkohë u dëshmojmë partnerëve ndërkombëtarë për konsolidimin e institucioneve tona. Nishani falënderoi prezencën e OSBE në Tiranë për asistencën teknike për këtë projekt të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.