Videoja Meta-Prifti, “gjyq” midis avokatëve e prokurorëve

Prokurori i çështjes, Bujar Sheshi kërkoi nga Gjykata administrimin dhe shqyrtimin si provë të materialit filmik në laptopin e ish- ministrit te Ekonomisë Dritan Prifti.
Ai theksoi se në këtë aparaturë gjendet regjistrimi i bisedës ndërmjet ish- zv/kryeministrit Meta dhe ish- ministrit te Ekonomisë Dritan Prifti. "Kërkojmë që në sallë të dëgjohet përmbajtja e regjistrimit", u shpreh prokurori Sheshi, teksa ka shtuar se materiali nuk është hapur asnjëherë.
Pala mbrojtëse e kundërshtoi këtë kërkesë, duke theksuar se ajo është e pabazuar në ligj. Avokati Gëzim Veleshnja, tha se ekspertët e pajtuar më parë nga Gjykata e Lartë janë shprehur për videon 'Meta - Prifti', duke e cilësuar atë si jo origjinale.
"Prifti e ka dhënë njëherë dëshminë e tij para Gjykatës", tha Velshnja, duke e konsideruar të pakuptimte këtë kërkesën e prokurorisë. Pasi u njoh me kerkesat e paleve për provat shkresore, Gjykata u terhoq për të marrë vendim. Prokuroria e Përgjithshme ka vënë në akuzë Metën për korrupsion. Pretenca për këtë proces gjyqësor pritet të jepet më 6 janar të vitit të ardhshëm. /S.Ll/Start/
2011-12-16 13:35