E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidentit hungarez i hiqet doktoratura, anulon të gjitha takimet

Presidenti Schmitt pritej të takohej me ministrin sllovak të Punëve të Jashtme, i cili ndodhet në Hungari, dhe të merrte pjesë në një ceremoni për çmimet e biznesit në Parlament.

Një grup pune i Universitit “Semmelweis” faktoi akuzat e një të përditshmeje se pjesë të mëdha të tezës së Presidentit ishin plagjiaturë. Pal Schmitt, roli i të cilit është kryesisht ceremonial, mohon akuzat teksa u reziston thirrjeve për dorëheqje.

Në reagimin e tij të parë ndaj skandalit, kryeministri Viktor Orban tha se është në dorën e presidentit të vendosë së çka do të bëjë. Ndërsa në intervistën e tij të përjavshme në radio, Orban tha se “asnjeri nuk pret që ai të japë dorëheqjen”. Schmitt njihet si aleat i ngushtë i Orbanit.

Universiteti ngriti një grup pune për të verifikuar akuzat e një të përditshmeje në muajin janar, e cila e akuzonte Presidentin për plagjiaturë. Universiteti i hoqi titullin pasi ai “ka dhunuar normat shkencore”. Ish-kampioni olimpik në skermë, shkroi tezën e tij në vitin 1992 në kuadër të diplomimit në Universitetin e Edukimit Fizik, më vonë i bërë pjesë e Universitetit “Semmelweis”.

Grupi i punës tha të martën se më shumë se 200 faqe nga 2015 që kishte teza e doktoraturës tregonte “ngjashmëri të pjesshme” me punime të tjera ose ishte përkthim direkt. Akuza janë ngritur edhe kundër Universitetit që nuk ka arritur të zbulojë më parë plagjiaturën e Schmittit./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-30 12:07
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›