E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT ndryshe nga BSH: Rritja ekonomike 6 %

Instituti i Statistikave jep shifra të kundërta përsa i përket rritjes ekonomike. Sipas INSTAT gjatë tremujorit të parë të këtij viti rritja ekonomike e vendit ka qenë 6 për qind. Banka e Shqipërisë: Rritja është ngadalësuar. 

TIRANE-Pak ditë pasi Banka e shqipërisë dha alarmin për ngadalësimin e ekonomisë për shkak të krizës globale, Instituti i Statistikave publikon të dhëna për një ekonomi në lulëzim.

Sipas INSTAT-it, gjatë tremujorit të parë të këtij viti rritja ekonomike e vendit ka qenë 6 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për të njëjtës nivel rritje të parashikuar nga qeveria në fillim të këtij viti.

Sipas INSTAT-it, gjatë tre mujave të parë të këtij viti rritja ekonomike e vendit është bazuar në rritjen që ka pësuar sektori i post-telekomunikacioneve, shërbimeve dhe ndërtimi. Rënie ka pësuar vetëm industria, në masën 13.2 për qind kundrejt tremujorit të parë të vitit të kaluar.

Shifrat e mësipërme bie ndesh me të dhënat e Bankës së Shqipërisë, e cila konstaton se efektet e krizës botërore janë intensifikuar në ekonominë reale, duke rënduar biznesin dhe qytetarët. Në të njëjtën linjë është edhe FMN, i cili thotë se rritja ekonomike këtë vit do të jetë 0.4 për qind.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›