E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani takohet me ambasadorin britanik

Takimi i ministrint Bujar Nishani me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Nicholas Cannon Obe

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Nicholas Cannon Obe. Pjesë e bisedës së tyre kanë qenë standardet e arritura nga Shqipëria në fushën e kontrollit kufitar dhe bashkëpunimin në këtë fushë me autoritetet britanike.

Nishani bëri me dije se vetëm vitin e fundit, autoritetet kufitare shqiptare kanë mundur të identifikojnë rreth 600 persona nga vendet e treta të cilët tentonin të përdornin territorin shqiptar për të kaluar në territorin e vendeve të BE, ndërkohë që nuk është raportuar asnjë rast i vetëm nga këto vende kur ndonjë person ka mbërritur nga vendet e treta nëpërmjet Shqipërisë.

Gjithashtu ministrin është shprehur se arritjet e Policisë së Shtetit në luftë kundër kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme, janë në vetvete një kontribut për forcimin e sigurisë në rajon e më gjerë dhe garanci për ecurinë e mëtejshme në rrugën e integrimit evropian. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›