Reshjet, ceremonia brenda kishes
Shirat e rrembyeshem, te cilat kane perfshire mengjesin e djeshem zonen e Gjirokastres, kane bere qe besimtaret ortodokse Diten e Ujit te Bekuar ta zhvillojne brenda ndertesave te kultit. Ne qytetin e Gjirokastres, per here te pare pas vitit 1990, ceremonia e hedhjes se kryqit ne uje eshte zhvilluar brenda ne Kishen e Kryengjellit Mihail ne lagjen Varosh. Ritet fetare u drejtuan nga at Theodhori Nikolla dhe at Dhionis Taci. Shiu i rrembyeshem beri qe ne kete dite te perdoren ritet e vjetra paleokristiane, sic eshte hedhja e Kryqit ne kolimbithren e kishes, vend ku zakonisht pagezohen besimtaret. Ky rit per besimtaret ortodokse eshte me i njohur ne ato vende ku nuk ka lumenj. Keshtu per shkak te shiut te rrembyeshem kryqi nuk u hodh ne ujin e lumit Drino, por ne kolimbithren e kishes. Kryqin nga uji e nxori 7-vjecari Vasil Noni. Pas perfundimit te ritit te hedhjes se kryqit ne uje besimtaret kane marre ne shtepite e tyre ujin e bekuar. Ceremoni ne kuader te Dites se Ujit te Bekuar jane zhvilluar edhe ne kishat e tjera ne rrethet e Permetit, Tepelenes dhe Gjirokastres.
B.K