Uji i Bekuar, 14-vjecari fiton garen
Nje 14-vjecar me besim fetar mysliman ka qene personi qe ka marre kryqin ne ujin e shatervanit te qytetit paraditen e djeshme me rastin e festes se Ujit te Bekuar. Pas meshes se mbajtur ne kishen e "Shen Gjergjit" besimtare ortodokse se bashku me drejtues te kesaj kishe jane drejtuar per ne shatervanin e qytetit, ku eshte hedhur edhe kryqi ne uje. Ne kete feste besimtaret kane qene te shumte. Prifti at Ilia Bita pasi ka mbajtur nje meshe te vogel ceremoniale ka hedhur kryqin ne ujin e shatervanit. Mes shume femijeve e te rriturve 14-vjecari Eugjen Cepele, banor i njeres prej lagjeve te Fierit, ka qene i pari qe e ka kapur kryqin dhe e ka nxjerre nga uji. At Ilia Bita e ka falenderuar e bekuar ne emer te Zotit, duke i dhene femijes me besim mysliman shumen prej 7 mije lekesh.
Femija fatlum eshte shprehur per "Koha Jone" se beson te Zoti dhe me kete shume lekesh do te bleje nje dhurate ne kujtim te marrjes se kryqit.
Xh.B