"Bekimi i Zotit", kryqi ne Adriatik
Dhjetera besimtare durrsake kane marre pjese sot paradite ne ceremonine e hedhjes se kryqit ne uje. Meshen qe u zhvillua ne kishen e "Shen Astit" dhe "Shen Pavlit" ne qytetin bregdetar e drejtoi hiresia e tij, at Nikolla. Pas meshes besimtaret dhe qytetare te tjere nga Durresi, me gjithe motin e keq dhe shiun qe vazhdoi gjate gjithe kohes, iu drejtuan mjediseve te portit detar, ku u organizua ceremonia e hedhjes se kryqit ne uje. Mes tre te rinjve, qe u hodhen ne ujerat e ftohte te Adriatikut, fati i buzeqeshi 15-vjecarit, Dhimiter Xhimitiku, i cili e vleresoi kete si "bekim te Zotit". Sipas besimtareve ortodokse, pagezimi i Krishtit ne lumin Jordan nga Joan Pagezori ka hapur nje faqe te re ne historine njerezore, njelloj si Lindja, Kryqezimi dhe Ngjallja e Tij. Pagezimi nuk mbetet thjesht nje veprim per pastrim, por nje akt ku njeriu fuqizohet dhe pajiset me te gjitha dhuratat, per te perballuar veshtiresite qe i ofron jeta.