E Diel, 1 Nëntor 2026

“Besa: Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës II Botërore”



Nesër autori Norman H. Gershman përuron një ekspozitë të veçantë fotografike në Galerinë Kombëtare të Arteve. “Besa: Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës II Botërore”, titullohet ekspozita që organizohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Galeria Kombëtare e Arteve. Pas kryeqytetit, ekspozita do të qëndrojë edhe në galeritë e qyteteve të Durrësit dhe Beratit.

Koncerti

Serenata Napolitane mbyll shkurtin në Akademinë e Arteve

Një koncert i artistit Pietro Kuirino dhe kuartetit italian “Calace” do të vijë në fund të këtij muaji për publikun shqiptar në kuadrin e sezonit të nëntë të Muzikës Klasike në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Artistët do të performojnë një eskurs të shkurtër historik të këngës së famshme napolitane, duke nisur që nga muzika klasike deri te tradita e këngëve të dashurisë apo këngëve autoriale. Periudha muzikore që trajtohet në këtë koncert varion nga viti 1600 dhe përfundon në gjysmën e vitit 1900. Do të ekzekutohen pjesët me të njohura nga këngët napolitane. Piero Kuirino shoqërohet nga instrumentistët Xhovani Del’Aversana, Mikele De Martino, Agostino Oliviero dhe Edoardo Konverso.

9 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›